Vrau babain e dhunshëm, gjykata liron 20-vjeçaren

0

Një gjykatë në Tivoli të Italisë rrëzoi të gjitha akuzat për vrasje ndaj 20 vjeçare Deborah Sciacquatori, e cila një vit më parë vrau me thikë babanë e saj dhunues, pas një sherri në familje.

Për gjykatësin italian, sjellja e vajzës ishte brenda asaj që quhet vetëmbrojtje, përballë një babai të dhunshëm dhe të alkoolizuar, i cili në mënyrë permanente ushtronte dhunë ndaj të gjitha figurave femërore të familjes së tij.

Një vit më parë Lorenzo Sciacquatori u kthye sërish i dehur në shtëpia dhe kishte vënë në shënjestër të dhunës, gruan, nënën dhe vajzën e tij. Pas një zënke të dhunshme, sipas gjykatësit, vajza u gjend përballë një rreziku të mundshëm për jetën e saj nga i ati, i cili kishte qenë boksier.

Sipas hetimeve, vajza kishte marrë thikën nga frika në dorë dhe vetëm pas sulmit ndaj saj ishte detyruar që ta përdorte. Një goditje që rezultoi fatale për babanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu