​Kurti takohet me Giacobbe: Gatishmëri për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti është takuar me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe.

Në takim kanë qënë gjithashtu të pranishëm zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zyrtarja për çështje politike, Mia ter Haar. Giacobbe ka shkruar në rrjetin social twitter se me Kurtin diskutuan për zhvillimet në vend, bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe për procesin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte kënaqësi që të takoja Kurtin dhe Bislimin sot ku diskutuam për një mori çështjes, përfshirë planet për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit të tanishëm”, është shprehur Giacobbe.

Kurse Zyra e Kryemnistrit shkruan se Albin Kurti theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër të saj ka njohjen reciproke dhe nga e cila përfitojnë popujt dhe qytetarët e dy vendeve. Në të thuhet gjithashtu se Giacobbe ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, sidomos në lidhje me strehimin e qytetarëve afganë në Kosovë.

Kjo vjen pasi sot në mëngjes 54 qytetarë afganë që kishin gjetë strehim të përkohshëm në Kosovë kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar jetën e tyre atje. Giacobbe thuhet se ka mirëpritur ftesën e Qeverisë amerikane për Kosovën në Samitin e Demokracisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu