1.4 ton kokainë brenda kontejnerëve me banane kishin si destinacion portin e Antwerpen, Belgjikë. Droga u sekuestrua gjatë dy operacioneve pasi Policia mori sinjalizimin se një ngarkesë e madhe po vinte drejt Belgjikës duke finalizuar kështu operacionin e koduar “Shqiponja e zezë”, që çoi në pranga 45 shqiptarë, ende të paidentifikuar nga autoritetet vendase.
Sipas hetimeve të kryera nga autoritetet, ngarkesa e kokainës ishte në pronësi të bandës “Los Pachenca”, e cila do të lidhej me organizatën evropiane të trafikut transnacional, e njohur si karteli “Los Balcanes” (Ballkani)
Kjo ngarkesë do të kishte si destinacion përfundimtar tregun e Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës dhe Italisë por u sekuestrua falë zbatimit të strategjisë ‘Emerald’.
Por kapja e kokainës ka shkaktuar përplasje mes “Los Pachenca” dhe “Clan del Golfo”. Në orët e fundit, banorët e qytezës Palmor kanë raportuar përleshje midis grupeve të armatosura. Përplasja mes grupeve të armatosura ndodh në sektorin La Bodega, ndërsa banorët e tjerë janë detyruar që të largohen nga zona. Mesa duket humbja e 50 milionë dollarëve nuk është përjetuar mirë nga grupet që nisin “pakot” për në Europë.