1 ditë nga Krishtlindjet, emigrantët i drejtohen Shqipërisë,dyndje në pikat kufitare

0

Ardhja e festave dhe Vitit të Ri ka bërë që radhët në pikat kufitare të shtohen. Emigrantë nga e gjithë bota kanë zgjedhur që pishimet t’i kalojnë në vendin e tyre duke bërë që tragetet si dhe radhët në kufij të shtohen.

Ndërkohë që në lidhje me këtë gjë autoritetet shqiptare u kanë bërë thirrje qytetarëve që mos të lëvizin shpesh nga vendi në vend, për shkak të përhapjes së Covid-19. Por edhe kjo thirrje nuk ka ndalur emigrantët që të vijnë për në Shqipëri për të festuar me familjarët e tyre.

Në pikat kufitare për të lehtësuar lëvizjen po punohet me sportele shtesë, ndërkohë që numri i personave që vijnë në vend është shumë herë më i lartë se ata që largohen nga Shqipëria.

Në të gjitha pikat kufitare për emigrantët që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri duhet të jenë të vaksinuar, ose të kenë një test negativ Covid-i. Ndërsa nëse këto dokumenta mungojnë qytetarët duhet të karantinohen për 10 ditë përpara se të lëvizin lirshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu