1 maji Dita e Punëtorëve, në Prishtinë do të mbahen dy protesta

0

Dita e somte shënon Ditën e Punëtorëve ku protesta të shumta u organizuan në të gjithë botën për të patur më shumë të drejta dhe kushte më të mira pune. Pikërisht sot në sheshin e Prishtinës do të organizohen dy protesta.

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës, organizon protestën për nder te 1 Majit ditës ndërkombëtare te punëtorëve në sheshin Zahir Pajaziti në orën 11:00.

Ndërkohë Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist proteston nga Blloku Anti-Kapitalist, nën thirrjen: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes po në të njëjtin shesh në orën 12:00.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Por si mbeti 1 maji dita simbol e punëtorëve dhe me çfarë ngjarje lidhet ajo? Kjo dite lindi në Paris në 1889-ën. Ideja u hodh gjatë Kongresit të Internacionales së dytë, të mbledhur në kryeqytetin francez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu