1 milion pula të ngordhura nga gripi i shpendëve, situata kritike reflektohet ndjeshëm te çmimet në treg

0

Në mesin e një vale të gripit të shpendëve, që ka prekur dy prej pularive më të mëdha në qytetin e Durrësit, çmimi i pulave dhe vezëve në treg është rritur ndjeshëm.

Gjatë ditës së sotme, çmimi i pulave në tregjet e Tiranës, ka arritur deri në 16 mijë lekë të vjetra, nga 10 mijë lekë që është shitur deri disa ditë më parë.

Edhe çmimi i vezëve ka pasur një rritje të ndjeshme, ku një kokër është shitur deri në 35 lekë.

Ngordhja e rreth 1 milionë pulave deri tani, pritet që të përkeqësojë situatën e çmimeve në treg, mes pasigurisë së qytetarëve për t’i konsumuar apo jo.

Nga Ministria e Bujqësisë është këshilluar që mishi i pulës dhe vezët të gatuhen në temperatura më të larta se 70 gradë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu