Dy presidentët e Francës dhe Rusisë Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin mbyllën bisedën e tyre telefonike, e cila zgjati 1 orë e 45 minuta. Momentalisht, nuk dihet se çfarë qëndrimesh dhe kushtesh kanë shprehur dy liderët lidhur me luftën Rusi-Ukrainë. Biseda e tyre e fundit në 3 mars ishte mjaft e tensionuar teksa Macron ndjeu se më e keqja ende nuk është afruar.
Sot, Putin bisedoi fillimisht me homologun turk Rexhep Taip Erdogan. Shefi i Kremlinit tha në bisedë se do të mbyllte luftën në Ukrainë nëse pala kundërshtare i plotëson kushtet. Erdogan i kërkoi Putin që të vendosë armëpushim me Kievin, të krijojë korridor ndihmash humanitare dhe të nisin bisedimet për paqe.