1 orë telefonatë! Zelenskyy bisedon me kryeministrin izraelit

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett komunikuan së bashku mbrëmjen e kaluar për mënyrat për të ndaluar luftimet në Ukrainë dhe përpjekjet e Izraelit për të zgjidhur konfliktin, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit izraelit. Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett, raporton CNN.

Pas thirrjes, Zelensky shkroi në Twitter se ai foli me Bennett për “agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes” dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e “kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale”.

Më herët, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që të pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu