1 vit pa Shef Kasemin/ Rakipllari: Njeri me dy dimensione, kishte tonin zyrtar por dhe marrëdhënien njerëzore. I gjeje të gjitha zgjidhjet me të!

0

Drejtori i informacionit të “News 24” Robert Rakipllari e kujton Kasem Hysenbelliun si njeri me dy dimensione në drejtimin e punës, me tonin zyrtar kur duhej dhe marrëdhënien njerëzore në momente të tjera.

Rakipllari u shpreh se edhe pse pas një viti nga ndarja e tij nga jeta, për të gjithë ata që kanë punuar me të dhe e kanë njohur është gati e pabesueshme.

Robert Rakipllari:
Ka drejtuar televizione dhe mori vendimin për të hapur një tv dhe portal të ri, vendim që na habiti dhe ai ia arriti që Fax Neës të mos kopjonte tv e tjera. Kishte këndin e vet të shikimit të realitetit shqiptar. Ai mendonte se mund të bënte ndryshe, dhe besoj që ia ka arritur.

Kishte dy dimensione mënyra si drejtonte punën, ishte drejtor autoritar sepse I gjeje të gjitha zgjidhjet me Kasemin ishte efektiv dhe krijonte marrëdhënie shumë të afërta me punonjësit.

Nuk kishte dallim ishte kryeredaktor apo shofer, kishte tonin zyrtar kur duhej dhe marrëdhënien njerëzore në momente të tjera. Jo sepse nuk është më por e kam thënë dhe kur ishte gjalle, sot edhe pas një viti fakti që nuk është më është gati gati i pabesueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu