10 gardianë rrahin brutalisht dhe zhveshin të burgosurin 40-vjeçar

0

Kamerat e sigurisë së burgut Reggio Emilia, në Itali, kanë kapur një momentet ku rreth 10 gardianë të burgut dhunojnë në grup një të burgosur.

Në pamjet e bëra virale, duket se i burgosuri, të cilit i është mbuluar koka me një këllef jastëku dhe i shtrirë barkasi në dysheme, goditet me shqelma dhe grushta nga efektivët.

Më pas ai u zhvesh lakuriq dhe u tërhoq zvarrë deri në qeli.
Sipas “La Reppublica”, bëhet fjalë për një të burgosur nga Tunizia, rreth 40 vjeç.

Prokuroria e Reggio Emilia, ka nisur një hetim ndaj 10 gardianëve të burgut, nga të cilët 8 prej tyre akuzohen për torturë.

40-vjeçari tunizian është dhunuar për rreth 10 minuta, nëpër korridore dhe derën e qelisë së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu