10 gënjeshrat që i dëgjojmë vazhdimisht nga të fiksuarat pas modës

0

Gënjeshtra të bardha dhe të padëmshme, sigurisht!

“Këto këpucët janë shumë të rehatshme”.

Këmbët tuaja ndoshta janë mbuluar nga kallot, por ju e keni më të lehtë të hidheni në zjarr, sesa të pranoni se këpucët tuaja po ju vrasin.

 “Unë nuk i ndjek trendet”.

Ndërkohë që në Google: “Si ta përdorim shallin saten për bluzë”

“Unë jam akoma brenda buxhetit: Nuk do të shpenzoj për pazar muajin tjetër!”

Kjo duket ide e mirë derisa sheh në një dyqan “Céline”. Sigurisht, muajin tjetër nuk do të harxhoni më.

“Nuk do të blej më”

Po, të besuam.

“Një cantë 5000$ është një investim”.

Ok sipas matematikës, nëse unë e mbaj çdo ditë këtë çantë për 3 vitet e ardhshëm do të jetë vetëm 4.56$ për veshje.

“Unë do të vesh shumë ngjyra këtë stinë”.

Ju do të përpiqeni të vishni ngjyra të ndezura dhe pastele për pranverë, por gjithsesi do të përfundoni tek e zeza sërish (me buzët të lyera të kuqe, nëse kjo llogaritet si ngjyrë).

“Sigurisht është një masë e madhe!”

Asnjë nuk mund ta dijë se ju keni anuluar ushtrimet pilates 3 herë në javë.

 “Jam duke ardhur”.

Ju nuk i keni zgjedhur akoma aksesorët dhe nuk ka mundësi që ju të arrini në kohë. Por të qenurit vonë sipas modës është stili juaj.

“Nuk i mbaj aq gjatë”.

Në jetë është e nevojshme të kesh ushqim, ujë dhe… një çantë Chanel. Ah dhe çizmet Alexandër Wang!.

“Nuk kam asgjë për të veshur!”

Gënjeshtra klasike  e vajzave të modës.

 

Burimi : Anabel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu