10 vite i varur nga heroina, Marseli rrëfen dramën e jetës: Më dhimbte çdo pjesë e trupit, gruaja më la, mori dhe vajzën me vete

0

TIRANË- Marseli tregon se si dhjetë vitet e jetës së tij ia ka dedikuar heroinës, kur në fakt duhet të kishte qenë pranë gruas e vajzës së tij. Në një rrëfim për “Real People” në Euronews Albania, Marseli thotë që ka pasur dhimbje të forta dhe prej 5 muajsh, konsumon metadinë në mënyrë që të lërë heroinën. Ai kërkon sot që të bashkohet me familjen e tij duke u zotuar që nuk do tu kthehet më rrugë përdorimit të lëndëve narkotike.

“Të dhembin gishtat, shumë, gjunjtë, puplat. Kur je shtrirë, bie trupi në qetësi. Fillojnë dhimbjet dhe sikletet nëse nuk e pi, të llahtarshme. Unë një herë i kam provuar ato dhimbje atë natë, që i shkova atij shokut dhe më dha ilaçin që u qetësova. Mua ma japin për 3 ditë, me këtë po e le heroinën. Pi 40 nga kjo, që të mos e pi këtë, e mora vendimin para 5 muajsh. Mendova të gjithë historinë time, të jetës sime, të familjes sime. Më ka lënë prej kohësh gruaja, pa u bërë goca 1 vjeçe. Mori plaçkat dhe iku te babai i saj. Mbase vjen një ditë që mund të bashkohemi prapë. Nuk e lija dot se nuk duroja dot dhimbjet e mia, të trupit tim, nuk i duroja dot,”- theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu