100- vjetori i Luftës së Dibrës dhe betejës së Lanë-Lurës/ Meta rikujton patriotët

0
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka marrë pjesë në takimin për rastin e 100-vjetorit të Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës.
Meta me anë të një postimi në Facebook ka treguar se ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Pallatin e Kulturës në Kamëz. Presidenti i vendit ka rikujtuar heroizmin e patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, të cilët luftuan për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit serbë.
“Nder dhe kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në takimin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë.
Sot kjo ngjarje është një burim frymëzimi për të gjithë ne dhe veçanërisht për brezin e ri, që i mban gjallë traditat e të parëve dhe kujtimin e tyre të paharruar.
Një shekull më pas, burrëria, trimëria dhe heroizmi i patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, na dëshmon se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë, për të cilën është derdhur aq shumë gjak dhe janë kryer aq shumë sakrifica sublime dhe të panumërta. I përjetshëm kujtimi i të gjithë patriotëve të Lurës dhe të Dibrës, të cilët me në krye Elez Isufin shpëtuan kufijtë e Shqipërisë!”- ka shkruar Meta duke bashkangjitur foto nga festa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu