Janë 101 emigrantë ilegal shqiptarë të dënuar për epideminë e fermave të kanabisit . Nga këta persona , 77 prej tyre u dënuan për përfshirjen në kultivim kanabisi në shtëpitë e barit. Totali i dënimeve të tyre shkon deri në 300 vite burg .
Katërfishimi numrit të shqiptarëve të dënuar për shtëpitë e barit lidhet me masat e ndërmarra nga qeveria angleze për të ndaluar punësimin e emigrantëve ilegal. Në të tilla kushte emigrantët ilegal shqiptarë në Angli dhe Uells përfshihen në kultivimin e kanabisit. Gjatë 5 viteve të fundit grupet kriminale shqiptare në Angli, nxorën jashtë loje grupet vietnameze të specializuar për ngritjen e shtëpive të barit.
Gjykatësi Geraint Ëalters duke lexuar masën e dënimit për një grup shqiptarësh u shpreh se “ata kanë arritur një nivel epidemik duke e kthyer rritjen e kanabisit në një nivel industrial”. Merret shembu rasti i 20-vjeçarit Artemis Shehu i dënuar me 1 vit burg pasi u kap në një shtëpi bari në Norfolk Broads. Ai tha se u kishte 2.500 stërlina borxh atyre që e sollën në Angli.
Një tjetër gjykatës Andreë Shaë është shprehur në vendim se “grupet shqiptare po sofistikohen dhe kanë të gjitha tiparet e krimit të organizuar.
Përfshirja masive e shqiptarëve në shtëpitë e barit lidhet me konstatimin e Agjencisë Britanike të Krimit se “risku është i vogël, përfitimi shumë i madh në një kohë kur gjatë vitit 2021 britanikët konsumuan 240 ton kanabis me vlerë 2.4 miliard stërlina .