11 degë studimi rrezikojnë të mbyllen, pedagogët e Shkodrës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ministria

0

11 degë studimi rrezikojnë të mbyllen në universitetin “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës.

Asambleja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kërkon që qeveria të rishikojë procedurat e pranimit të studentëve të rinj në universitete.

Asambleja parashtron argumente që vënë në dukje cenimin e autonomisë së universiteteve publike.

Si rrjedhojë nëpërmjet një deklarate asambleja universitare e Shkodrës fton rektoren e universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe pedagogët  të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe për përmirësimin e kushteve të institucionit akademik.

Pavarësisht kërkesave që asambleja i ka bërë ministres së Arsimit, Evis Kushi, për ti dhënë universitetetit të drejtën për të administruara numrin e pranimeve të studentëve, pedagogët  nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete, për pos përgjigjeve të vonuara ku thuhet se “kjo e drejtë i takon vetëm qeverisë dhe se është e panegociueshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu