11 kg kokainë / Skaneri e nxori të pastër, kamioni u ndalua nga persona të armatosur

0

Kontenieri në të cilin u gjendën plot 119 kilogramë kokainë ditën e djeshme në Rromanat të Durrësit kishte dalë i pastër pas kontrollit të kryer me skaner në Portin e Durrësit.

Detaje të reja janë publikuar nga Policia e Shtetit në lidhje me kapjen e kësaj ngarkese me kokainë në një kontenier të ngarkuar me banana. Kështu, rezulton se nga kontrollet me skaner në Portin e Durrësit, kontejneri rezultoi i pastër, edhe pse brenda ishte kokainë, ndërsa kanë qenë vetë punonjësit e kompanisë së bananeve që kanë njoftuar policinë, pasi raportuan se ata u ndaluan në rrugë nga disa persona të armatosur dhe me maska, që kanë kontrolluar kontejnerin e më pas janë larguar.

Bëhet me dije se lënda narkotike e nisur nga Ekuadori ishte rreth 1 tonë, por një pjesë është marrë nga trafikantët në Itali. Është e paqartë nëse sasia tjetër e kokainës që u kap në Shqipëri nuk u mor dot nga trafikantët për shkak të ndonjë ndërlikimi të situatës, apo nëse ka patur destinacion Shqipërinë.

Në pranga kanë rënë Marson Murataj 34 vjeç administrator i një firme import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu, drejtues të automjeteve të firmës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu