13.7 milionë euro për nënkalimin te TEG, eksperti: Nuk do të jetë efikas

0

Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore e cilëson të gabuar projektin e Autoritetit Rrugor Shqiptar që do ta kthejë rreth rrotullimin e TEG-ut në nënkalim.

Ai thotë se projekti me vlerë 13.7 milionë euro nuk do t’i japë zgjidhje problemit të qarkullimit të automjeteve. Luzi tha se në këtë rast do të përsëritet situata që ndodh tek rreth rrotullimi te “Pallati me Shigjeta” dhe pranë Kopshtit Zoologjik, ku në çdo ditë bëhet trafik i madh.

“Më duket jo shumë efikas. Do një studim, një masterplan pasi do të bëhet një lidhje e shumë rrugëve. Ne kemi nënkalimin te ‘Pallati me Shigjeta’ dhe aty është një tmerr. Nëse nuk janë 5 policë në turn atje bllokohet. Jam skeptik, mbetem për një projekt më të madh”, tha ai në Euronews Albania.

Eksperti i sigurisë rrugore thotë se aksidentet në këtë rreth rrotullim kanë ardhur kryesisht për shkak të mungesës së sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Ai shtoi se tani që kemi një plotësim të sinjalistikës kanë ndodhur më pak aksidente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu