Një djalë 13-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një top teksa luante me shokët e tij në pushimin e drekës në një shkollë në Irlandë.
Besohet se djali është goditur nga sliotari, i përdorur në lojërat galike, ndërsa ai ishte në një shkollë të Irlandës.
Djali u dërgua nga shkolla në spital, ku më vonë u shpall i vdekur.St Kieran’s College shpreh keqardhje të thellë që një aksident tragjik ndodhi, ku përfshihej një nxënës i ri i shkollës sonë. Aksidenti ka ndodhur teksa nxënësit po luanin normalisht. Kjo është një tragjedi e tmerrshme për familjen e tij, miqtë dhe të gjithë në komunitetin tonë shkollor”, tha shkolla në një deklaratë.