14-vjeçarja shqiptare e zhdukur prej një jave në Greqi. Dyshimet me kë ka ikur?

0

Një 14-vjeçare shqiptare është shpallur e zhdukur në Greqi që prej datës 9 shtator.

Denoncimi për zhdukjen e të miturës është bërë nga babai i saj 47-vjeçar, në ishullin Kos ku familja shqiptare jetonte, i cili deklaroi se vajzën e ka parë për herë të fundit më 9 shtator 2022, rreth orës 07:00, kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar të punë.

Ai ka treguar se rreth orës 08:30 e ka kontaktuar në telefon dhe i ka thënë se do të shkonte në det me miqtë. Ndërsa rreth orës 15:30 babai e ka telefonuar në telefonin e një shoqes e të cilën vajza e tij ishte, duke i thënë që kthehej në banesë. Dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur më asnjë kontakt me vajzën.

Por në polici është dhënë edhe një dëshmi nga një 49-vjeçar shqiptar, i cili ka deklaruar se djali i tij 20-vjeçar ndodhet me të miturën 14-vjeç, por nuk i ka treguar se ku ndodheshin. Djali i tij i ka thënë se është me vajzën dhe ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk dëshiron që familja të ndërhyjë.

Nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari ka udhëtuar në orën 19:50 të datës 9 shtator 2022 nga Kos për në Pire, në orën 09:40 të datës 10 shtator 2022 me anijen “ARIADNI”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu