150-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës e gjen derën e shtëpisë të kyçur, mbahet ‘peng’ nga ngërçi për administrimin

0

150-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, e gjeti të mbyllur shtëpinë ku ka jetuar homeri shqiptar në Fishtë të Lezhës.

Pavarësisht restaurimit të plotë, objekti nuk është i aksesueshem për vizitoret, pasi ende nuk është gjetur zgjidhje mbi mënyren e administrimit.

Të shumtë jane vizitoret nga qytetete të ndryshme te shqipëri dhe me gjerë, që i drejtohen shtëpisë së At Gjergj Fishtës, por përballen me deren e kyçur. Ata e konsiderojnë aspak normale diçka të tillë dhe kërkojnë që të gjendet zgjidhje.

Objekti, Monument kulture i Kategorisë së Parë në fshatin Fishtë të Lezhës u restaurua 1 vit më parë fale donacioneve private, por ka mbetur peng i problemeve të vjetra të pronësisë me familjareve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu