16-vjeçarja lind foshnjën në banesë, më pas fsheh trupin e pajetë në një kovë

0

ITALI- Një 16-vjeçare në Itali ka lindur foshnjën në apartament dhe më pas fshehu trupin e pajetë të bebes së porsalindur në një kovë, që e mbante në ballkonin e banesës. Gjithashtu nuk dihet ende nëse foshnja lindi e vdekur, apo nëse u vra nga nëna 16-vjeçari.

Mediat vendase shkruajnë se do të jenë rezultatet e ekspertizës mjekoligjore ato që do të zbardhin shkakun e vdekje së foshnjës. Ndërkohë që e mitura dhe nëna e saj e cila ndodhej në apartament në momentin e lindjes janë arrestuar. Ndërkohë vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, që ka tronditur mbarë opinionin publik në Itali.