17-vjeçari dhe 20-vjeçari skëterrë/ Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, një i vdekur

0

 

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shupkovc, në rrugën rajonale Prishtinë-Mitrovicë.

Një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen tragjike, ndërsa pasagjeri i cili udhëtone me të në makinë ka marrë plagë të rënda.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit. Automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe më pas është rrokullisur e ka shpërthyer në flakë.

Ai ka qenë duke udhëtuar me shpjetësi tej normave të lejuara krahasuar me kushtet dhe fushëpamjen e rrugës.

NJOFTIMI

Në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri arrin të dal nga automjeti kurse vozitësi mbetet brenda automjetit. Në vendngjarje përveç njësive policore ka dalë mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e vozitësit A.K,. 17 vjeçar, kurse pasagjeri I.A., 20 vjeçar është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovice për trajtim dhe është jashtë rreziku për jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu