“Pse më sheh shtrembër?!”/ Pas sherrit me 24-vjeçarin, shqiptari plagos tre persona në Austri

0

 

Një ngjarje e rëndë me protagonist një 31-vjeçar shqiptar ka ndoshur në Graz të Austrisë. Ky i fundit ka plagosur me armë pas një konflikti për motive banale, një rumun 24 vjeç dhe dy persona të tjerë.

Gjithçka nisi pasi shqiptari vuri re se i riu rumun “po e shihte shtrembër” teksa të ndodheshin në një parking. Ai e kishte kërcënuar atë dhe mikun e tij çeçen 20-vjeçar me thikë, por më pas ishte larguar për t’u rikthyer përsëri.

Shqiptari nga Kosova doli nga makina dhe qëlloi me plumb në kofshë 20-vjeçarin Si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, një 82-vjeçare sllovene dhe një 22-vjeçare që më pas shkuan në spital për trajtim.

Ai tentoi të arratisej, por u arrestua në banesën e të dashurës së tij në Graz, për shkak se u gjurmua nga targat e makinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu