17 vjeçari i jep fund jetës, dyshimet e para

0

Një ngjarje e rëndë është konstatuar në fshatin Rogovë të Gjakovës. Mësohet se një 17-vjeçar banues në këtë fshat, është gjetur pa shenja jete pasi ishte varur në litar. Policia është njoftuar ditën e dielë për rastin e frikshëm, ndërsa bëhet me dije se i riu kishte tentuar të vetëvritej. Shkaku i kësaj tragjedie nuk dihet ende, teksa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta deklaron se:

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. Motivet e rastit deri më tani mbeten të panjohura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu