OKB raporton se deri tani 596 civilë janë vrarë në Ukrainë nga forcat ruse, mes tyre 43 fëmijë. BBC shkruan se sipas raportimeve të fundit, janë plagosur 1,067 persona, mes tyre 57 fëmijë. Sot u vra dhe gazetari i parë në 18 ditë luftë. Bëhet fjalë për amerikanin Brent Renaud, i cili mori një plumb në qafë dhe ndërroi jetë në vend, kolegu i tij u plagos.
Nga ana tjetër, sytë e ukrainasve janë nga raudi i radhës i bisedimeve që pritet të zhvillohen në javën që vjen. Data fikse nuk është caktuar, por përflitet se nesër mund të ketë një takim dy palësh.