18-vjeçari në Itali, dhunon policin dhe arratiset nga burgu

0

ITALI-Një 18-vjecar shqiptar i burgosur në burgun për minorenë të Milanos, “Beccaria”, është arratisur, ndërsa po kryente një vizitë mjekësore. I shoqëruar nga një agjent policie, 18-vjeçari shqiptar është dërguar në spitalin “San Carlo” për të marrë ndihmën e parë pasi kishte gëlltitur ashkla druri, raportohet në media.

Gjatë pritjes për të marrë vizitën mjekësore ka dhunuar fizikisht policin që e shoqëronte e është arratisur. Me gjithë alarmin e lëshuar e postoblloqet në zonën përreth spitalit ai nuk është mundur të kapet. Policia italiane informon se po vazhdojnë kërkimet në të gjithë territorin kombëtar për kapjen e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu