18 vjeçarja u masakrua me thikë nga ish i dashuri polic, gratë mbushin rrugët e kryeqytetit/Protestojnë të zhveshura

0

Masakrimi me thikë nga i dashuri i saj i një vajzë vetëm 18 vjeçe, ka shkaktuar zemërim të madh te gratë në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires.

Bëhet fjalë për 18 vjeçaren Ursula Bahillo, e cila ishte goditur 15 herë me thikë nga ish-i dashuri i saj oficer policie.

Gratë protestuese, të zhveshura e të mbuluara vetëm me plastikë duke dimbolizuar kufomat, u shtrinë në një rrugë qendrore në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires.

Bashkë me to mijëra të tjerë marshuan në sheshin Lavalle para Pallatit të Drejtësisë pas vdekjes shokuese të Ursula Bahillo në fillim të muajit.

Marshimi u organizuar nga grupi i të drejtave të grave Ni Una Menos, që do të thotë ‘Jo një më pak’, për të kërkuar ndryshime në ligjet dhe drejtësinë për viktimat e dhunës gjinore.

Një nga pankartat e protestueseve shkruhej: “298 vrasje të grave nga 1 Janari deri në 30 Dhjetor 2020. 54 prej tyre kishin bërë denoncime më parë. 19 prej tyre kishin urdhër kufizues mbrojtjeje. 15 vrasje të grave janë kryer nga anëtarë të policisë.”

Protestuesit marshonin me sloganin: “Për Ursulan, për të gjithë.” Ursula u vra nga ish-i dashuri i saj, polici Matias Ezequiel Martinez, më 8 shkurt. Mediat lokale thonin se ajo e kishte denoncuar dy herë atë për dhunë gjinore dhe për shkelje të urdhrit të ndalim-takimit. Trupi i të ndjerës u gjet në një fushë me 15 plagë thike në Rojas, Buenos Aires.

Një nga protestuese tha për median vendase Infobae: “Ursula për fat të keq ishte një tjetër vajzë, jeta, ëndrrat dhe dëshirat e të cilës iu morën prej saj, pasi kishte kërkuar ndihmë nga sistemi, por pa asnjë përgjigje”.

“Ursula është siç jemi ne të gjitha, ne të gjitha jemi ajo, sepse ata po na vrasin për të njëjtat arsye, po na vrasin se jemi gra”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu