KOSOVA- 19-vjeçari Ardit Zymeri, i cili u vra një natë më parë me armë zjarri në Vushtrri, ishte pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të të riut teksa theksojnë se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten.
“Në orët e vona të natës të ditës së Dielë morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish – futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë. Kjo ngjarje e kobshme solli një lajm të papranushëm dhe shumë të dhimbshëm pasi nga jeta u nda një i ri 19 vjeçar sikur Arditi.
Në emër të gjithë Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe gjithë shoqërisë së Arditit. Rastet e tilla duhet të punojmë fortë të mos përsëriten, pasi që dhimbja është e madhe”, thuhet në reagimin e FC Mitrovica.
Ardit Zymeri u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:38, në Vushtri. Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen dhe ai ka pranuar fajësinë gjatë marrjes në pyetje.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar.