19 vjeçari me aftësi të kufizuara denoncon të atin në polici: “Më ngacmon seksualisht”

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hania të Greqisë, ku një 19-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka denoncuar të atin e tij në polici për shkak se sipas tij, ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas mediave greke, i riu jetonte me të atin e tij, pasi nëna ishte larguar nga shtëpia. Raportohet se i ati i 19-vjeçarit është shoqëruar në komisariat.

Ndërsa autoritetet e policisë janë duke kërkuar dëshmi nga banorët për rastin dhe ndoshta për incidente të tjera të abuzimit të djalit, pasi në vitin 2017 vetë fëmija, i mitur në atë kohë, kishte denoncuar sërish se ishte përdhunuar nga një person që nuk bëhet ende me dije.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu