Polonia ka njoftuar se rreth 2.75 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni, që nga fillimi i luftës. Sipas Sky News numri i rrefugjatëve ka rënë ndjeshëm në javët e fundit, pasi njerëzit filluan të kthehen në Ukrainë, pavarësisht se sulmet ruse vazhdojnë.
Polonia thotë se 26,800 njerëz hynë në Poloni të enjten, 8% më shumë nga 24,768. Numri më i madh i refugjatëve që hynë në 24 orë ishte 142,300 më 6 mars.





