Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit. Ndërkaq sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë raportuar 373 raste të reja.
Njoftimi i plotë:
15 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.427 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.802.978 doza të vaksinës.
Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 3.139 testime, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.
Sot janë shëruar 1.710 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022.
Në total numri i rasteve aktive është 9.461