21-vjeçari përplas me makinë këmbësorin në autostradën Thumanë-Laç

0

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Thumanë-Laç.

Sipas policisë, një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një kalimtar, ende të paidentifikuar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

21-vjeçari është shoqëruar në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar (këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.