22 të arrestuarit e bandës “Esko” dalin para prokurorit

0

GREQI- Më herët pasditen e së mërkurës, 22 të arrestuarit nga bastisja e policisë në konviktet e politeknikut në Greqi u sollën në Gjykatë. Fillimisht kanë kaluar pragun e prokurorit dhe më pas kanë qenë para hetuesisë.

Sipas mediave greke, në fakt, të arrestuarit por edhe të afërmit e tyre nuk kanë ngurruar të provokojnë me qëndrimin e tyre, sidomos kur kanë kuptuar se i prisnin gazetarët.

Ndërkohë heshtjen e ka thyer policja, e cila mëngjesin e së martës ndodhej në operacionin e Policisë në Politekniupolin e Zografou dhe pas një sherri me 30-vjeçarin ka përdorur armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë.

Punonjësja e policisë ishte ndjerë keq dhe doli në oborrin e Universitetit Politeknik. 30-vjeçari e pyeti nëse ajo që kishte veshur ishte antiplumb dhe ajo nuk e kuptoi se çfarë tha. Më pas ai e sulmoi dhe vajza bëri një lëvizje për të shmangur kaçavidën që i plagosi dorën duke e qëlluar në këmbë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu