Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se u arrestua në kushtet e flagrancë shtetasin Ibrahim Gjidiaj, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.