23.5 milionë bileta për “Katar 2022″/ Tifozët të ‘çmendur’ pas Messit, interes masiv për ndeshjet e Argjentinës

0

FIFA ka njoftuar se 23.5 milionë bileta janë kërkuar në raundin e fundit të shitjeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kuptohet se më së shumti kërkesa ka pasur për finalen e madhe, e cila do të zhvillohet më 18 dhjetor.

Përveç finales, FIFA njoftoi se kërkesat më të madhe për t’u pajisur me bileta ishin kryesisht për ndeshjet e Argjentinës, kombëtare e cila në Grupin C do të përballet me Meksikën, Arabinë Saudite dhe Poloninë.

Pastaj thuhet se kërkesa të mëdha ka pasur edhe për ndeshjen mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

FIFA gjithashtu bëri të ditur se më së shumti kërkesa kishte nga shtetet si: Argjentina, Brazilia, Anglia, Franca, Meksika, Katari, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu