23-vjeçari përndjek vajzën nga Shijaku, e rrëmben me forcë dhe largohet me makinë

0

Klajdi Barzezi, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Durrësit, pasi ka ndjekur vazhdimisht një vajzë nga Shijaku dhe ka rrëmbyer me forcë me makinë. E reja ka bërë kallëzim dhe 23 vjeçari është prangosur.

“Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klajdi Barzezi, 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.