23-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë italiane: Unë qëllova Rexhep Ubën

0

Një 23-vjeçar shqiptar është dorëzuar te autoritetet italiane duke pranuar se është autor i një plagosje me armë zjarri.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 5 Tetorit në Torino të Italisë, kur 48-vjeçari shqiptar Rexhep Uba mbeti i plagosur me armë.

Për këtë rast ka marrë përgjegjësinë një 23-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai shkoi dje në polici dhe u vetëdorëzua pas konsultimeve me avokatin e tij mbrojtës. 23-vjeçari u arrestua nga policia.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur, ndërsa hetuesit italianë vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu