Ervin Salianji ka dhënë mesazhin e parë pas 24 orëve në burg.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Salianji shprehet se ka të gjitha energjitë pë të dalë triumfues.
“Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme!
Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh!
Falenderime nga zemra!