24 vjetori i çlirimit të Kosovës! Liderët e shtetit homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit

0

Shënimin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës, liderët e shtetit e kanë nisur me homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-veprimtarit, Adem Demaçi.

Të njëjtit nuk janë deklaruar për media.

Ndërkaq, në ditën e çlirimit të Kosovës, Osmani, Kurti dhe Konjufca do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu