245 mijë dollarë shpenzime me kartën e Shatkut/ Kryemadhi para SPAK: Isha në Beverly Hills e Las Vegas me kushëririn, Bebe Rexhën e 3 fëmijët

0

TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, nën masën detyrim paraqitjeje. Pasi doli nga SPAK, kryemadhi foli para gazetarëve për kartën 245 mijë dollarë. Kryemadhi tha se këto janë deklarata që bëhen nga Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili sipas saj “merr direktivat nga SPAK”. Gjithashtu ajo e pranoi se ka qenë në Las Vegas e Beverly Hills me kushëririn, tre fëmijët dhe Bebe Rexha.

Kryemadhi: E para sa i përket kartës për të cilën Meta flet me fjalët e Altin Dumanit, dua të them diçka. Kam qenë edhe në Las Vegas e Beverly Hills. Me kushëririn tim Shatku, tre fëmijët, kushërira ime Bebe Rexha, për ditëlindjen e vajzës. Kanë qenë edhe mikeshat e mia. Këto i thotë zëdhënësi i partisë së lirisë, Blushi, që merr direktiva nga SPAK. 245 mijë dollarë është karta e Shatkut, me hotele, bileta avioni, akullore.

Dhe ajo që dua të them është që seli ka shpenzimet e veta. Do ti kërkoj bankës, sa më përket mua, cilat janë biletat e mia. Adrian Shatku s’ka të bëjë me buxhetin e shtetit, as me tendera, as përfitime apo shpenzime nga qeveria e taksapaguesit, është një kompani amerikane që ka punuar dhe punon në 56 vende të tjera të botës.

A i keni bërë 245 mijë dollarë shpenzime?