25 të vdekur dhe 3 500 të shtruar brenda ditës në Greqi. Situatë e rëndë në spitale

0

Vala e dytë e koronavirusin e ka goditur konsiderueshëm Greqinë.

Rastet e reja me koronavirus kanë qenë nën 2,000 në 48 orët e fundit, por mediat raportojnë se kjo mund të jetë e lidhur me nivelet e ulëta të bërjes së testeve në fundjavë.

Ndërkohë, kushtet janë bërë të vështira në spitale ku stafi mjekësor dhe pacientët po luftojnë me sëmundjen dhe kohën në të njëjtën kohë.

Numri i shtretërve që ezaurohen në njësitë e kujdesit Intensiv sa vjen e rritet. Numri i viktimave tregon po ashtu situatën e tejmbushur në këto reparte.

Nga mesdita e së shtunës deri dje në mesditë kanë ndërruar jetë 71 persona.

Edhe 25 të tjerë kanë humbur jetën deri të hënën në mëngjes. Dje, siç raportohet, 436 persona u pranuan në spitalet e vendit të infektuar me koronavirus.

Mesatarja e shtrimeve është 450 në ditë. Kurse numri i pacientëve është 3,527, pothuajse dyfishi i numrit të regjistruar nëntë ditë më parë, më 6 nëntor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu