25 vite më parë lindi fenomeni “Antimiting” në Tropojë

0

Si sot 25 vite më parë në qytetin e Bajram Currit në sheshin para Shkollës tetëvjecare që aso kohe mbante emrin “Asim Vokshi” do të ndodhte një ngjarje e paprecedente , do të shfaqej një fenomen i panjohur më parë “Antimitingu”.

Nga Bislim Ahmetaj: 

Ne Tropoje kishin ardhe per te legalizuar themelimin e Partise Partia Demokratike Shqiptare Azem Hajdari, Sali Berisha, Arben Imami, dhe disa eksponent te larte te partise qe s’kishte mbushuar akoma muajin nga themelimi i saj. Ramiz Alia dhe drejtuesit kryesor te Komitetit te Partise se rrethit si dhe eksponente te sigurimit te shtetit, pa medyshjen me te vogel te sintonuar me UDB/ne (sherbimi sekret i ishJugosllavise per brezin e ri) kishin mbledhur me qindra buste te diktatorit Enver Hoxha ne korridoret e Komitetit te Partise dhe atij ekzekutiv dhe prisnin qe ti nxirnin ne shesh pas prishjes se mitingut legalizues te Partise Demokratike. Situata dukej gri ne rrjeshtin e pare te mitingut ishin fisi i Gjongecajve, djemte e Halucave, pak Mustafaj, Hoxhajt e Gashit te Luzhes, te Bytycit dhe ekponente tradicionale te disidences se qytetit . Pastaj kishte disa metra bosh, dhe bri permendores se Barjam Currit kishte me qindra njerez ne medyshje ti bashkoheshin rrjeshtave te pare apo te prisnin daljen e busteve te diktatorit. Regjia ishte pothuaj e njohur, heshtja, ankthi, deshira dhe tulatja nderthureshin natyrshem tek cdo njeri ne ate shesh. Mitingu filloj ne kete atmosfere. Tribuna e improvizuar ishte me pak njerez i kutoj me mirenjohje Ram Dunishen , Avdyl Matoshin, Rasim Hasanin , Haki Hoxhen, Guxim Tosken, Rifat Muhametajn, Sabah Jemishten, Adem Krasniqin, veten time qe me ishte caktuar te mbaja edhe nje fjale ne emer te studenteve. Te me ndjejne ata qe s’i kujtoj me emra ne ate tribune te improvizuar. Folen me radhe Berisha , Azem Hajdari, Arben Imami fola edhe une.Berisha mbajti fjalimin me te ashper ne memorjen time kunder Enver Hoxhes por kjo nuk ishte sebebi i asaj qe do te ndodhte pak minuta me vone.

Gjithcka ishte pregatitur nga Tirana. Partia Demokratike duhej goditur ne vendlindjen e liderave te saj. Une kisha pregatitur nje fjale shume te shkurter, tri te katertat e nje faqeje farmat, te shtypur ne shpine e Rasim Hasanit ai kishte makine shkrimi ne shpi.Nderkohe qe po flisja une dy ish te denuar ordiner Sadik Kertoci dhe Sadri Metaliaj te dirigjuar nga dega e puneve te brendeshme dhe komiteti i partise u ngjiten ne tribune dhe ma moren mikrofonin nga dora. Haki Hoxha dhe disa te tjere ju a moren me “dhune” , me pas mikrofonin e mori Azem Hajdari , i cili mbajti nje fjalim te gjate dhe prekes duke revokuar historine e dhunimit te treves se Tropojes nga diktatura. Ndersa Azem Hajdari fliste nga godina e komitetit te partise sot Bashkia e Tropojes u derdhen qindra njerez ngarkuar me bustet e renda te diktatorit, turma qe ju bashkua busteve e tejkaloj shume shpejt numrin e mbeshtesve tane.Mitingu i Partise Demokratike kishte marre fund. Njerezit qe rinin prane permendores se Bajram Currit dhe prisnin ti bashkoheshin mitingut tone u bashkuan me turmen e busteve.Me cjerrjen e tyre bastarde, Ne mbetem pakice, Berisha, Azemi dhe shumica e tribunes moren rrugen pas Pallatit te Kultures dhe ju hipen makinave per tu sistemuar tek shpia e Azem Hajdarit ne lagjen Partizani. Une zbrita shkallet dhe ju afrova telave rrethues te stadiumit te lojrave me dore ku me priste baba dhe vellai i madh. I thash babes qe duhet te marrim nje rruge tjeter per te dale nga pazari, keshtu e kemi pas thirre shetitoren e vetme te qytettit aso kohe. Ai me tha prere “tash qe i ke hy kesaj pune do i biesh mes per mes pazarit”. Pershkuam pazarin kundra rrjedhes mes ulerimave cjerrese qe bartnin ne shpinat e tyre buste te renda prej betoni dhe allcie nxjerre prej zyrave te koperativave dhe ndermarrjeve te gjithe rrethit. Pash disa shoke te mi te shkolles tetevjecare qe me drejtoheshin me fjalet “armik” “armik” me vinte me qesh, por edhe me qa. Kishim nda me ta copat e bukes te lyera me sheqer dhe vaj. Sekretari i Pare Rakip Balla kishte dale ne ballkon dhe pershendeste turmen e terbuar qe s’dinte cka bante.

Te shpia e “Pionerit” morem shkallet dhe u ngjitem per tek shtepia e Azem Hajdarit. Kur hyme ne sallon (Azemi ne ate kohe ka pase nje shtepi qe ne sallon mund te rrinin ulur te pakten 20 burra) babes i bane vend , ndersa une mbeta ne kembe afer tij. Sali Berisha e kish ule koken dhe askush s’po fliste. Baba i tha ” Mos u ligshto, mbaje kryet nelt, ne asnjehere se kemi vleresue dhe dashte njeriun tone” Nderhyri piktori Nazmi Hoxha “edhe profetet i kane gjujte me gure ne vendin e tyre”. Biseda mori udhe natyrshem sic rrjedh ajo ne odat malesore. 10 Janari i vitit 1991 ne Tropoj shenoj antimitingun e pare qe me pas do te perhapej ne te gjitha rrethet periferike te vendit qe kundershtonin pluralizmin politik ne Shqiperi. Pergjate ketyre 25 viteve shume prej atyre qe ate dite i pash me bustet e Enver Hoxhes ngarkuar ne shpine, apo ata qe me thane “armik i popullit” i kam takuar jo nje here ne te njejtat tribuna me veten time shpesh edhe ne poste shume te larta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu