25 vite prezencë e OSBE në vend, Xhaçka: Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar, të lumtur që kjo traditë bashkëpunimi vazhdon

0

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar 25-vjetorin e pranisë së prezencës së OSBE në vendin tonë.

Përmes një reagimi ajo shprehet se është një çerek shekulli evolim nga 1997 e deri më sot.

Xhaçka ka shprehur mjrënjohjen për OSBE- së dhe rolin e saj në reformat e rëndësishme të vendit.

“25 vjet OSBE në Shqipëri. Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar nga anarkia e vitit 1997 në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të OSBE-së dhe aktualisht qëndron në KS të OKB- së.

Shqipëria i është mirënjohëse OSBE- së për rolin e saj në këtë transformim dhe mbështetjen e vlefshme për reformën ligjore, zgjedhore, administrative dhe pronësore si dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat.

Gëzuar që kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon nën drejtimin e ambasadorit Vincenzo Del Monaco, i cili po shkon përtej thirrjes së detyrës për të mbështetur prioritetet e përbashkëta, si Gratë, Paqja dhe Siguria”, shkruan ministrja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu