25-vjeçari Indrit Bajraktari ishte i njohur i familjes, versioni tjetër: Enisa ra nga motori dhe u mbyt, s’kishte veshur as jelekun e shpëtimit

0

25-vjeçari Indrit Bajraktari që udhëtonte në motor me Enisa Dodën, ishte i njohur i familjes. Sipas një versioni të ngjarjes, ka qenë një kthesë e fortë në det, që e ka rrëzuar 17-vjeçaren në det.

Ajo nuk ka ditur not dhe as nuk ka patur veshur jelekun e shpëtimit dukë bërë kështu që të mbytej në det.

Autopsia konstatoi se nuk ka shenja dhune në trup por vetëm disa të nxira nga përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori i ujit.

Bajraktari akuzohet për tre vepra penale, shkaktim i vetëvrasjes, pengim i procedurave hetimore, moskallëzim krimi, ai nuk i dha ndihmën e parë të miturës dhe tentoi të arratisej me not.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu