26-vjetori i zhdukjes së Remzi Hoxhës, flet djali: Kam humbur besimin te çdo politikan

0

Sot në 26-vjetorin e zhdukjes së mistershme të Remzi Hoxhës, bëhet përurimi i rrugës “Remzi Hoxha” në Shkup. Për të treguar më tepër rreth këtij organizimi, djali i tij, Ardian Hoxha tha se edhe në Kaçanik e Ferizaj është vendosur emri i babait të tij.

Ai u shpreh edhe për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Berisha, ku tha se për familjen e tij ai ka qenë “non grata” me vite.

Shkupi është qyteti i tretë ku po bëhet ky organizim në nder të vendosjes së emrit të rrugës “Remzi Hoxha”. Edhe në Kaçanik ku është prejardhja e familjes tonë është rruga “Remzi Hoxha”. Po ashtu edhe në Ferizaj, atje ku ne jetuam pjesën më të madhe të jetës. Ky përurim bëhet sot në 26 vite pas zhdukjes së tij.

Me këtë rast është edhe një organizim në teatrin e Shkupit, me veprimtarë, familjarë dhe personalitete të tjera. Unë si djali i tij kam humbur shpresën te çdo person që merret me politikën, pasi asnjë nga ata nuk merren me zbardhjen e së vërtetës, për të zbuluar eshtrat e tij në mënyrë që edhe ne të jemi të qetë shpirtërisht. E vërteta e zhdukjes së tij dihet, me në krye drejtuesin e SHIK-ut.

Edhe në gjykatë është vërtetuar se cilët kanë qenë personat që e kanë marrë. Rasti jonë u shndërrua në një luftë politike. Por tani nuk na intereson më politika, duam vetëm eshtrat e tij. Berisha për familjen tonë ka qenë non grata me vite. Me propagandën dhe mungesën e një media të lirë, ai ishte idhull i çdo shqiptari, deri sa u kuptua lidhja e tij me Millosheviçin dhe furnizimin e Serbisë me naftë, kur e gjithë bota i kishte vendosur embargo. Uroj që ky vendim t’i hap sytë popullit në Shqipëri dhe të kuptojnë edhe ata se çfarë dëmi historik i ka shkaktuar vendit ky njeri”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu