“27% e shqiptarëve janë larguar që nga 2014, asnjë luftë civile nuk e ka bërë”, Berisha: Rama po zbaton teorinë e Vasa Cubrilloviç për spastrimin etnik të shqiptarëve

0

Ish-kryeministri, Sali Berisha akzuoi kryeministrin, Edi Rama se ky i fundit po zbatonte teorinë e akademikut serb, Vasa Cubrilloviç për spastrim etnik të shqiptarëve.

Berisha tha se që nga viti 2014 deri më tani, rreth 27% e shqiptarëve ishin larguar nga vendi, duke shënuar shifra të frikshme që as edhe një luftë civile në histori nuk i kishte sjellë.

“Ky është një armik i egër, i votës së lirë të shqiptarëve. Ky është një plaçkitës i paskrupujt nëpërmjet shtetit elektoral. Ky është një armik i egër i interesit kombëtar të shqiptarëve. Se cili është Edi Rama në raport me interesin kombëtar, sot e ka marrë vesh çdo shqiptar. Zbatimi i platformës së Cubrillovicit për spastrimit etnik, Rama ka deklaruar se do zëvendësojë punëtorët shqiptarë me ata nga Bangladeshi. Deklaratat e tij se Gjermania ka fajin për ikjen e shqiptarëve janë dëshmi e teorisë së Cubrilloviç që po ndjek Rama. Nuk ka në histori një luftë civile që në një hark kohor të tillë të ketë larguar nga kombi 27% të materies kombëtare.

Padroni i ti, Vuçiç tha se për 17 vite ishte përpjekur të arrinte marrëveshje me udhëheqjen e Kosovës ndërkohë që me sivëllaun tim binjak, Edi Rama biem dakord për çdo gjë dhe merremi vesh për çdo gjë. Ky është Edi Rama. Për çdo shqiptar, ky nuk meriton të qëndrojë në pushtet as edhe një ditë, por të largohet një minutë dhe më parë. Pas Enver Hoxhës ky është armiku i dytë më i madh i lirive, votës, buxhetit familjar, shtetëror dhe të gjitha me rradhë”– u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu