27 Shkurti dhe 6 Marsi/ Presidenti Meta ka dy data për zgjedhjet e pjesshme lokale

0

Meta: Nëse do e dekretoj sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, menjëherë pas emisionit, do jetë 27 shkurti. Nëse e dekretoj nëser do jetë 6 marsi. Pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Lushnjen. Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese. Kështu që kemi dy data. Unë anoj më shumë nga muaji mars se jam dhe vetë shenja e dashit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu