27- vjeçari qëllohet me armë sapo del nga banesa. Telefonoi policinë, identifikohet automjeti i autorëve

0

 

Burime bëjnë me dije se dy persona kanë ruajtur 27 vjeçarin në banesë dhe pasi ka dalë nga shtëpia, kanë qëlluar me armë në drejtim të tij, por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Policia ka marrë një telefonatë nga 27 vjeçari Mero Ferraj, banues në Vlorë, i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Burime bëjnë me dije se dy persona kanë ruajtur personin në banesë dhe më pas 27 vjeçari ka tentuar që të dalë nga shtëpia. Sapo ka dalë Ferraj, një automjet ka qëndruar para shtëpisë dhe ka nisur që të qëllojë me armë.

Fatmirësisht ka pasur vetëm dëmtime materiale tek një makinë tip “Polo”, ku plumbat i kanë thyer xhamat.

Dyshohet se 27 vjeçari, i cili është nipi i një biznesmeni të ndërtimit është monitoruar dhe më pas i kanë bërë pritë.

Burime bëjnë me dije se kamerat e banesës kanë filmuar automjetin e autorëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vëzhgohen kamerat, si dhe po vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu