28-vjeçarin e godasin me qytën e pistoletës në kokë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tropojë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Raportohet se një 28-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është goditur me qytën e pistoletës dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

I riu ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Detaje të tjera rreth ngjarjes pritet të zbardhen në minutat në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu