Rrëfimi i 32-vjeçares që u abuzua 5 herë nga “Dragoi i Kavos”: Ishte një psikopat

0

Dimitri Aspioti, 47-vjeçari grek i njohur ndryshe si “Dragoi i Kavos”, u arrestua nga policia pasi u rrëzua në një greminë prej 200 metrash lartësi. Ai ndiqej nga policia si një përdhunues serial, i cili kishte abuzuar me shumë femra të huaja.

Një prej viktimave të tij ishte edhe një 32-vjeçare shqiptare.

Kujtojmë se gruaja shqiptare deklaroi se ai e kishte marrë zvarrë në një pyll dhe më pas e kishte përdhunuar.

47-vjeçari u dënua në vitin 2012 me 52 vjet heqje lirie për përdhunimin e gjashtë të rejave britanike në vitin 2010, por më pas u lirua në 2019.

Pas lirimit të tij, një nga viktimat që kishtë rënë pre e përdhunimit foli për mediat britanike.

Kayleigh Morgan, u përdhunua 5 herë nga “Dragoi i Kavos”. Ajo u shpreh vitin e shkuar se ndihej e shokuar nga ky lirim dhe se nuk mund të harronte tmerrin që kishte kaluar.

Ajo tha:

Një person si ai nuk mund të ndryshojë kurrë, jam e tmerruar kur mora vesh që doli. Ai do të bëjë të njëjtën gjë që bëri me mua edhe me shumë gra të tjera. U shokova, më vjen neveri, si mund të lirohet një njeri i tillë? Ai kishte përdhunuar një mikeshën time disa ditë më parë dhe ajo ma përshkroi, më tregoi për tatuazhet e tij. Sapo pashë ato tatuazhe unë e dija se çfarë do të ndodhte me mua. Ishte një psikopat i plotë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu